Merrni kontrollin e financave tua!
Bëni zgjidhjen më të mirë! Krahasoni kreditë, normat e interesit dhe mundësitë financiare për me kuptu saktësisht çfarë po paguani dhe ku mund të kurseni
Këqyr
Çka me këqyr me këqyr.com?
Me këqyr.com, mund të krahasoni oferta nga bankat dhe institucionet financiare në Kosovë për me i gjetë opsionet më të favorshme për kreditë, për kursimet dhe për kartelat bankare. Sigurohuni që nuk jeni duke pagu më shumë sesa që duhet dhe maksimalizoni përfitimet financiare. Gjeni zgjidhjet më të mira shpejt, lehtë dhe pa kosto!
Krahasoni. Kurseni. Përfitoni.
Çfarë janë produktet financiare?
Produktet financiare janë shërbime dhe instrumente që ndihmojnë individët dhe bizneset në menaxhimin e parave dhe optimizimin e financave. Në Kosovë, ato përfshijnë kredi personale dhe biznesore, kartela bankare, llogari rrjedhëse dhe kursimi, si dhe mundësi investimi si depozitat afatgjata dhe fondet e investimeve. Të zgjedhurit e duhur e produktit financiar mund të përmirësojë stabilitetin dhe të krijojë mundësi më të mira për të ardhmen tuaj.
Krahasoni. Kurseni. Përfitoni.
Kurse Më Shumë · Jo Vetëm Një Herë · Por Gjithmonë
Me këqyr.com mund t’i këqyrni të gjitha në një vend.
Me këqyr.com nuk keni nevojë me këqyrë askund tjetër. Ne i bëjmë bashkë gjitha institucionet dhe të gjitha ofertat që t’i krahasoni shpejt e shpejt dhe pa mund.
Kurseni më shumë, fitoni më shumë
Përmes këqyr.com, ju përfitoni norma më të ulëta, sepse ne bashkëpunojmë drejtpërdrejt me institucionet financiare.
Më e thjeshtë dhe më e sigurt
Me këqyr.com gjithçka bëhet më e thjeshtë. Lidhuni drejtpërdrejt me institucionet e duhura dhe merrni shërbimet që ju duhen, pa kurrfarë telashesh.
Norma Nominale e Interesit (NNI)
NNI është norma bazë e interesit që banka vendos për një kredi ose për një depozitë, pa përfshi tarifa dhe komisione. Ju tregon vetëm interesin “në letër”, jo edhe koston e plotë.
- Një ofertë mund të duket e lirë nga NNI, por të ketë tarifa që në praktikë e bëjnë të dalë më shtrenjtë për ju.
- Ndërkohë, një ofertë tjetër me NNI pak më të lartë, por pa tarifa shtesë, mund të dalë më e leverdishme për ju.
Norma Efektive e Interesit (NEI)
NEI tregon koston e vërtetë të një kredie ose fitimin real të një depozite. Është pasqyra më e saktë e asaj që paguani ose që përfitoni në fund.
- Dy oferta mund të kenë NNI të ngjashme, por NEI më e lartë tregon se produkti ka tarifa të fshehta që e rrisin koston totale.
- Një produkt me NEI më të ulët, edhe nëse NNI duket pak më e lartë, është zgjedhja më e mirë për ju sepse tregon koston reale dhe është pa befasi të pakëndshme.