Kreditë Personale
Krahasoni kreditë personale

Ç’është Kredia Personale?
Kredia Personale është një mundësi për me i realizu planet tuaja personale. Kjo kredi ofron fleksibilitet për me financu studime, pushime ose me përballu shpenzime e papritura.
Ç’mund të bëni me një kredi?
- Kredia ju mundëson me ble makinën që dëshironi dhe me shiju menjëherë, pa pritë me kursy me vite të tëra.
- Një kredi për renovime ju mundëson me rregullu shtëpinë ashtu si e keni ëndërru dhe me rritë vlerën e pronës suaj.
- Një kredi për udhëtime ju mundëson me përjetu pushime të bukura dhe me përjetu mbresa të paharrueshme, pa pasë shqetësime financiare.
Kreditë Personale
Llojet e Kredive Personale
Kredi për automjete, kredi për arsim, që krijojnë mundësi për shkollim dhe trajnime, kredi për nevoja specifike, kredi për udhëtime, kredi për shpenzime mjekësore, kredi për pajisje shtëpiake, etj.
Kushtet e Kredive Personale
Afat deri në 84 muaj, ndërsa interesi mund të jetë fiks ose variabil. Disa kredi kërkojnë garantues, ndërsa të tjerat bazohen vetëm në të ardhurat mujore të aplikuesit.
Përfitimet e Kredive Personale
Miratohen brenda pak ditësh, kanë afate të përshtatshme të kthimit dhe ka norma konkurruese për klientë besnikë apo me të ardhura stabile.
Merrni Vendime të Mençura për Kredinë Tuaj
Vlerësoni aftësinë për me pagu, krahasoni ofertat për norma më të ulëta dhe, duke pagu këstet me kohë, shmangni penalizimet.
Kurse Më Shumë · Jo Vetëm Një Herë · Por Gjithmonë
Zgjidh Më Mirë
Me këqyr.com mund të krahasoni ofertat e institucioneve financiare në Kosovë dhe të gjeni alternativa më të mira për ju.
Më Shumë Përfitime
Përdorimi i këqyr.com ju sjell pikë shpërblyese, oferta me çmime më të mira dhe bonuse ekskluzive për kreditë personale.
Kurseni Kohë dhe Para
Gjeni shpejt Kredinë Personale që u përshtatet më së miri nevojave tuaja, pa kërkime të gjata e të lodhshme dhe informacione të shkapërerdhura
Ç’është Kamatëvonesa dhe si zbatohet ajo?
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka udhëzime dhe rregulla për zbatimin e Kamatëvonesës te institucionet financiare që operojnë në Kosovë.
Kamatëvonesa zbatohet kur pagesat vonohen dhe ajo llogaritet mbi borxhin e mbetur. Sipas BQK-së, ajo nuk mund të tejkalojë normën e interesit të kredisë përtej një margjine të përcaktuar. Kushtet dhe shuma duhet të jenë të qarta në kontratë dhe të arsyeshme për huamarrësin. Ajo mund të jetë një përqindje e normës së interesit ose një shifër fikse, varësisht nga kohëzgjatja e vonesës.