Kreditë Hipotekare
Krahaso Kreditë Hipotekare

Çfarë është një Kredi Hipotekare?
Kredia Hipotekare mundëson financimin për blerjen e apartamenteve e të trojeve, për ndërtimin ose për renovimin e pronës, si dhe për shfrytëzimin e pasurisë së paluajtshme si kolateral.
Çfarë mund të bëni me një Kredi Hipotekare?
- Ju mundëson të bleni një shtëpi të re dhe ta paguani me këste të përballueshme gjatë një periudhe afatgjatë.
- Nëse keni truall, por ju mungojnë fondet për ndërtim, ju ndihmon të financoni ndërtimin, sipas planeve dhe mundësive tuaja financiare.
- Mund të investoni në pasuri të paluajtshme dhe të krijoni, në të ardhmen, të ardhura nga qiraja ose shitja.
- Nëse keni kredi me norma të larta interesi, mund ta zëvendësoni me një Kredi Hipotekare më të favorshme, duke ulë pagesat mujore dhe duke përmirësu kushtet e kthimit.
Kreditë Hipotekare
Llojet e Kredive Hipotekare
Kredi për blerjen, për ndërtimin, për zgjerimin ose për renovimin e një prone. Gjithashtu rifinancimi ndihmon në përmirësimin e kushteve të një kredie ekzistuese.
Kushtet e Kredive Hipotekare
Shuma e lejuar përcaktohet nga vlera e pronës dhe aftësia për kthim. Afati varion nga 10 deri në 30 vite, me norma interesi fikse ose variabile.
Përfitimet nga Kreditë Hipotekare
Pagesa mujore të përballueshme, norma konkurruese interesi dhe mundësi për me investu në një pronë që, me kalimin e kohës, i rritet vlera.
Merrni vendime të mençura për Kredinë Hipotekare
Vlerësoni aftësinë tuaj për me pagu, kërkoni normat më të ulëta dhe shmangni tarifat e fshehta, si komisionet dhe penalitetet.
Kurseni Më Shumë · Jo Vetëm Një Herë · Por Gjithmonë
Zgjidhni më Mirë
Me këqyr.com, mund të krahasoni, në një vend të vetëm, kreditë hipotekare në Kosovë, duke i pa normat e interesit, kushtet dhe tarifat, për me zgjedhë opsionin më të mirë për ju.
Më Shumë Përfitime
Përdorimi i këqyr.com ju sjell pikë shpërblyese, oferta me çmime më të mira dhe bonuse ekskluzive për Kreditë Hipotekare.
Kurseni Kohë dhe Para
Pa kërkime të gjata e të lodhshme dhe pa informacione të shkapërderdhura, gjeni shpejt Kredinë Hipotekare ju përshtatet më së miri.
Ç’është Kamatëvonesa dhe si zbatohet?
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka udhëzime dhe rregulla për zbatimin e Kamatëvonesës te institucionet financiare që operojnë në Kosovë.
Kamatëvonesa zbatohet kur pagesat vonohen dhe llogaritet mbi borxhin e mbetur. Sipas BQK-së, ajo nuk mund të tejkalojë normën e interesit të kredisë përtej një margjine të përcaktuar. Kushtet dhe shuma duhet të jenë të qarta në kontratë dhe të arsyeshme për huamarrësin. Ajo mund të jetë një përqindje e normës së interesit ose një shifër fikse e përcaktuar sipas periudhës së vonesës.