Skip to content

Llogaritë Rrjedhëse

Krahasoni Llogaritë Rrjedhëse

Zgjidh llogarinë që u përshtatet më së miri nevojave tuaja financiare, pa tarifa të fshehta.
Hapni një llogari me qasje të lehtë në para dhe në shërbime të besueshme bankare.
Këqyr për një Llogari Rrjedhëse
Llogaritë Rrjedhëse

Çfarë është Llogaria Rrjedhëse

Llogaria Rrjedhëse përdoret për me pranu pagën dhe për transfere të përditshme me qasje të lehtë. Tarifat, komisionet dhe përfitimet ndryshojnë nga banka në bankë.

Çfarë mund të bëni me Llogarinë Rrjedhëse?
  • Mund të pranoni pagën, të dërgoni para dhe të menaxhoni financat e tuaja në mënyrë më të organizuar.
  • Mund të kryeni pagesa për shërbime e fatura dhe të dërgoni para brenda dhe jashtë vendit, duke përdorë kartelën ose aplikacionin.
  • Mund të bleni në dyqane ose onllajn dhe të tërhiqni para nga bankomatet kudo që të ndodheni.
  • Mund të konfiguroni pagesa automatike të qirasë, të faturave të rrymës, të ujit apo të shërbimeve të tjera, duke shmangë vonesa dhe tarifa shtesë.

Llogaritë Rrjedhëse

Llojet e Llogarive Rrjedhëse

Mund të zgjidhni një llogari standarde ose një me përfitime me prapakesh dhe mundësi për llogari në valuta të huaja, për transfere më të lira ndërkombëtare.

Kushtet e Llogarive Rrjedhëse

Tarifat mujore, limitet e tërheqjeve dhe kushtet e kartelave bankare ndryshojnë nga banka në bankë. Disa llogari, për klientë aktivë, ofrohen pa tarifa.

Përfitimet nga Llogaritë Rrjedhëse

Qasje të menjëhershme në fondet tuaja për pagesa dhe transfere. Tarifat e ulëta të transfereve ndërkombëtare e bëjnë menaxhimin financiar më të lehtë dhe më efikas.

Si të zgjidhni llogarinë e duhur?

Krahasoni tarifat, limitet dhe përfitimet për me gjetë opsionin më të përshtatshëm. Nëse kryeni transfere ndërkombëtare ose keni nevojë për qasje të shpejtë, zgjidhni një bankë me shërbime fleksibile.

Përparësitë
  • Qasje e shpejtë në fonde përmes kartelës, aplikacionit dhe ATM-ve.
  • Menaxhim i automatizuar i pagesave për me i shmangë vonesat.
  • Mundësi për likuiditet shtesë.
Mangësitë
  • Norma e ulët ose zero interes për bilancin në llogari.
  • Tarifa mujore dhe kosto për shërbime shtesë.
  • Kufizime në tërheqjet dhe në transferet e caktuara, varësisht nga banka.

Menaxhoni Më Mirë · Jo Vetëm Një Herë · Por Gjithmonë

Më shumë mënyra për të menaxhuar

Një Llogari Rrjedhëse nuk është vetëm për pagesa! Me këqyr.com mund të zgjedhësh llogarinë që të ofron më shumë lehtësira.

Jo vetëm fleksibilitet, edhe përfitime!

Përdorimi i këqyr.com të sjellë oferta ekskluzive dhe bonuse për shërbimet bankare.

Optimizimi i financave tuaja

Çdo transfer ka rëndësi! Me këqyr.com, do të mund të bëni një analizë të detajuar të tarifave në Llogarinë tuaj Rrjedhëse.

Pyetjet e bëra shpesh